Institucionet komunale të shqetësuara me zvarritjen e punimeve në ndërtimin e shkollës fillore “Halil Alidemaj” në Pozheran

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira dhe përfaqësuesi i Pozheranit Ilir Zuka, kanë vizituar punimet në ndërtimin e shkollës fillore “Halil Alidemaj” në Pozheran, me që rast edhe kanë shprehur shqetësimin për zvarritjen e këtij projekti. Me qenë se ishte paraparë që realizimi i projektit të përfundoj më parë, siq ishte planifikuar, megjithatë, punimet nuk janë duke u kryer dhe po neglizhohet puna”, ka theksuar kryetari Haliti. “ Kërkoj nga investitori Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe nga Ministria e Administratës Publike, që të merren me më përgjegjësi për ndërtimin e shkollës sipas planit dinamik të paraparë. Në cilësinë e kryetarit të Komunës,në emër të Drejtorisë së Arsimit, në emër të shkollës dhe këshillit të fshatit dhe këshillit të prindërve, shprehim shqetësimin tonë për zvarritjen e këtij projekti dhe kërkojmë nga Ministritë kompetente dhe operatori ekonomik që e ka fituar projektin, që të zbatoj planin dinamikë për shkak se të gjithë jemi të brengosur, me që punimet kanë ngecur shumë dhe kjo është e patolerueshme”, u shpreh Haliti. Përndryshe, bëhet e ditur se punë kryesi për disa javë nuk ka vazhduar me punimet aty dhe kjo ndikuar që të rritet shqetësimi për zvarritje të mëtejme të këtij projekti.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …