Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhurojnë Kosovës 50 respiratorë tërësisht të rinj për të ndihmuar luftimin e pandemisë

SHBA-të i dhurojnë Kosovës 50 respiratorë tërësisht të rinj për të ndihmuar luftimin e pandemisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara përmes një komunikate për media ka njoftuar se Agjencia e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), i ka dhuruar Kosovës 50 respiratorë tërësisht të rinj dhe nga më bashkëkohorët për të ndihmuar në luftën e saj kundër COVID-19. Në komunikatën e ambasadës thuhet se ky donacion paraqet realizimin e ofertës zemërgjerë të Presidentit Trump në mbështetje të Kosovës. Krahas respiratorëve, USAID-i po financon edhe një pako mbështetëse e cila përfshin pajisjet shoqëruese, instalimin, garancitë, planet e servisimit dhe uebinaret në internet. Uebinaret janë zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Kalifornisë në San Francisko (UCSF) dhe do t’u ndihmojnë punonjësve shëndetësor të Kosovës qe t’i përdorin në mënyrë të duhur dhe të sigurt këta ventilatorë të veçantë. Ky donacion ndërton mbi bazën e ndihmës paraprake në vlerë prej 1.6 milion dollarë amerikan që Departamenti i Shtetit i SHBA-ve dhe USAID-i kanë obliguar për Kosovën, me qëllim të mbështetjes së masave që ajo po merr kundër pandemisë si dhe ofrimit të ndihmës operacionale dhe rritjes se aftësisë reaguese të saj për të ndaluar përhapjen e mëtejme dhe zbutur pasojat e COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …