Brickos

Mandati i Gjykatës Speciale përfundon vetëm kur Këshilli i Bashkimit Evropian u bën me dije institucioneve të Kosovës

Mandati i Gjykatës Speciale përfundon vetëm kur Këshilli i Bashkimit Evropian u bën me dije institucioneve të Kosovës

Pavarësisht se mandati i Gjykatës Speciale, sipas nenit të amandamentit në fuqi  përfundon për një periudhë pesëvjeçare, shpallja e përfundimit është legjitime vetëm kur Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i lajmërojë për këtë institucionet e Kosovës. Lidhur me këtë mundësi selektive  të interpretimit të afatit të kësaj Gjykate, Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, zyrtarisht iu ka drejtuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me propozim për amendamentin e Kushtetutës, lidhur me  zgjatjen e mandatit. Bazuar në amendamentin e Kushtetutës së Kosovës, në bazë të së cilit janë formuar Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, me seli në Hagë, që njihet si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, mandati pesëvjeçar i këtij institucioni skadon ne gusht të këtij viti. Megjithatë, në Ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, thuhet që mandati i kësaj gjykate do të përfundojë atëherë kur Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i lajmërojë për këtë institucionet e Kosovës. Thaçi në propozimin e tij dërguar Kryesisë së Kuvendit, ka kërkuar të ndryshohet neni i amendamentit, ku thuhet se mandati i këtij institucioni do të zgjasë për një periudhë pesëvjeçare. Sipas propozimit të Thaçit, mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar “do të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …