Mirosllav Lajçak

Miroslav Lajçak: Delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë sot do të diskutojnë për çështje pronësore dhe financiare

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pak para zhvillimit të takimeve me delegacionin e Kosovës dhe atë serb, e ka publikuar një fotografi në Twitter Ai ka shkruar se është gati për diskutimet e sotme të shefave të delegacioneve, ndërsa tha se në këto takime do të flitet për çështje pronësore dhe financiare. “Duke u përgatitur për takimin e sotëm të Dialogut Beograd-Prishtinë me dy kryenegociatorët. Presim të vazhdojmë diskutimet tona mbi pretendimet financiare dhe pronën”, ka shkruar Lajçak,

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Shtimes: Seanca për ambasadorin Walker u pengua nga administrata e politizuar e VV-së

Kryetari i Kuvendit Komunal të Shtimes, Rrahman Jakupi, ka deklaruar se administrata komunale e drejtuar …