Mirosllav Lajçak

Miroslav Lajçak nesër e viziton Kosovën, takohet më kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti

I ngarkuari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak të martën do ta vizitojë Kosovën. Ai do të takohet me kryeministrin Avdullah Hotin ku do të prezantohet edhe plani për qasjen në dialog. Nuk dihet nëse Lajçak do të takohet edhe me kryetarin e shtetit. Kujtojmë se kohë më parë kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, është cituar të ketë deklaruar se nuk do të takohet më Lajçak, nëse ai vjen me paragjykimin se Kosova ende administrohet me rezolutën 1244 dhe nuk është shtet i pavarur. Madje ai sot në një konferencë për medie pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti ka thënë se Lajçak duhet të bie në Kosovë me gjëra konkrete për liberalizim të vizave dhe jo për deklarata të thata dhe koti.

Kontrolloni gjithashtu

Harry Bajraktari: Nëntë shtete i dhanë Kosovës njohje de facto në Bordin e Paqes, Trumpi të ndërmjetësojë për zyrtarizim

Veprimtari dhe biznesmeni shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari ka deklaruar se Kosovës i kanë ardhur nëntë njohje …