Miroslav Lajçak sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë

Zëvendës-kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane i Republikës së Sllovakisë, Miroslav Lajçakso të të qëndrojë për një vizitë në vendin tonë. Gjatë kësaj vizite ai pritet të takohet me kryetaren Atifete Jahjaga, kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e Komisionit parlamentar për punë të jashtme, Enver Hoxhaj.  Sipas njoftimit të Presidencës, takimi në mes të Lajçak dhe Jahagës do të  ndodhë në orën 15:40. “Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga merr pjesë në zbulimin e Pllakës përkujtimore në nderim të ushtarëve sllovakë, që humbën jetën në  aksidentin ajror duke u kthyer nga misioni i tyre në kuadër të  KFOR-it në Kosovë. Ngritja e Pllakës përkujtimore për ushtarët sllovakë është bërë me iniciativën e presidentes Jahjaga”, është thënë në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti jep 4 milionë euro për shtratin e lumit Llap: investim publik apo favor elektoral për Bulliqin?

Në prag të zgjedhjeve lokale, qeveria e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka ndarë katër …