Sot në Prishtinë fillon Universiteti Veror Ndërkombëtar, mbyllet bulevardi “Xhorxh Bush”

Miroslav Lajçak, vlerëson se pavarësisht hapave të qartë për të ulur tensionet në veri, situata mbetet e brishtë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se dy ditët e fundit ka qenë në Bruksel, për të disktutuar për situatën në veri. Ai ka thënë se pavarësisht nga hapat e ndërmarrë situata po vazhdon të mbetet e brishtë në veri. ‘’I kalova dy ditët e fundit në Bruksel, ku ekipi im dhe unë kemi punuar ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të koordinuar hapat tanë të ardhshëm në adresimin e krizës së vazhdueshme në veri të Kosovës. Fatkeqësisht, pavarësisht nga ekzistenca e hapave të qartë për të ulur me sukses tensionet, situata mbetet e brishtë’’, ka shkruar ai. Theksojmë se javë më parë Lajçak takoi në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila

Deputetja Mimoza Kusari akuzon partitë tjera për dështimet e Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit

Deputetja e grupit parlamentar, Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka akuzuar partitë tjera për dështimet e …