leoni

Miroslav Lajcak

Mirosllav Llajçak: Nuk ia mbaj anën askujt, Kurtit as Vuçiqit

Emisari i BE-së për dialogun Kosovës-Serbi, Mirosllav Llajçak ka deklaruar se marrëveshja e marsit ishte një hap i madh në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Ne dimë saktësisht se çfarë duhet bërë. Por ka shumë ‘mina përgjatë rrugës’ mbi të cilat nuk duhet shkelur. Zgjedhjet lokale të prillit ishin një e tillë mbi të cilën fatkeqësisht shkelëm. Aktualisht përqendrimi ynë nuk është më në normalizim, por në menaxhim të krizave.  Por, gabimi në këtë situatë, sipas Lajçakut, nuk është te BE-ja, por gjithçka varet nga palët. Vuçiqi edhe Kurti e dinë se çdo gjë për të cilën bien dakord do të shikohet nga afër nga qytetarët e tyre dhe publiku. Për shkak të këtij presioni, atyre iu desh një kohë që të krijonin një marrëdhënie pune. Mbaj mend që takimi i parë në 2021 nuk ishte i lehtë. Më pas ata mësuan të dëgjonin njëri-tjetrin dhe të mos pajtoheshin me respekt në vend që të fyenin njëri-tjetrin”, tha Lajçaku, duke saktësuar se nuk ia mban krahun askujt,  Vuçiqit as Kurtit, por punon dhe vepron pa anime.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …