MIT: Nga data 29 mars deri më 2 prill, do të mbyllet përkohësisht rruga nacionale Kaçanik-Hani i Elezit

MIT: Nga data 29 mars deri më 2 prill, do të mbyllet përkohësisht rruga nacionale Kaçanik-Hani i Elezit

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se nga data 29 Mars deri më 2 Prill, do të mbyllet përkohësisht rruga nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit. “Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton publikun se për shkak të aktiviteteve ndërtimore në urën 407, për sigurinë pubilke, është e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit sipas datave dhe orareve të mëposhtme: 29 mars deri me 2 prill 2019, mbyllje e pjesërishme 08:00-11:00 dhe 13:00-15:30. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të UÇK-së falënderon pjesëmarrësit: “Bashkë për drejtësi, bashkë për të vërtetën”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë …