Mjeku i njohur, Gani Bajraktari, do të jetë këshilltar për sektorin e shëndetësisë në Nismën Socialdemokrate

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në një konferencë për shtyp ka prezantuar mjekun Gani Bajraktari, i cili do të jetë këshilltar për sektorin e shëndetësisë në kuadër të kësaj partie. Limaj lavdëroi arritjet e Bajraktarit në konferencë, teksa paralajmëroi se do të jetë në listën e deputetëve për zgjedhjet parlamentare. Për neve është nder i madh ta prezantojmë doktorin e shkencave të tri doktoraturave në Kosovë dhe në Evropës. Profesor në Universitetin e Prishtinës, Zagreb e Suedi”, u shpreh Limaj. Mjeku  Gani Bajraktari në fjalën e tij pas prezantimit, tha se i është bashkuar Nismas për shkak të gjendjes së krijuar së fundmi në Kosovë. Është  një akt në shumë kushte normal pak i zakontë që një njeri i shkencës të futet në politikë dhe pse ka ndodhur në raste tilla. Deri në këtë vit që po jetojmë asnjëherë nuk më ka shkuar mendja në politikë”, u shpreh Gani Bajraktari.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …