Edward Joseph

“Modeli i Kosovës” për Ukrainën nën zjarr kritikash: Status quo për pushtimin dhe farsë referendumi

Ideja e analistit amerikan Edward P. Joseph për transplantimin e modelit të Rezolutës 1244 të OKB-së për Kosovën në Ukrainë ka shkaktuar reagime të forta kritike në qarqet politike dhe akademike. Sipas këtij propozimi, sovraniteti i territoreve të pushtuara do të “shtyhej për më vonë”, trupat ruse do të mbeteshin aty ku janë, ndërsa forca paqeruajtëse ndërkombëtare do të vendoseshin në zonat nën kontroll ukrainas. Kritikët argumentojnë se një formulë e tillë do ta ngrinte pushtimin në status quo dhe do ta shpërblente agresorin me kohë, territor dhe legjitimitet politik. Krahasimi me Kosovën shihet si i pasaktë dhe cinik, pasi Kosova u vendos nën administrim ndërkombëtar pas një fushate spastrimi etnik nga regjimi i Millosheviqit, jo pas një pushtimi të hapur nga një fuqi e jashtme që synon aneksim territorial. Edhe ideja e referendumeve të ardhshme cilësohet si farsë politike. Me miliona të zhvendosur, me kolonizim rus në territoret e pushtuara dhe me represion sistematik ndaj popullsisë lokale, çdo plebishit do të ishte i manipuluar që në start. Studiuesit paralajmërojnë se një “pyetje e shtyrë” për sovranitetin nuk përbën kompromis, por pranim të heshtur se kufijtë e Ukrainës janë të negociueshëm nën kërcënimin e tankeve, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për rendin ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Parlamentin izraelit: Shqiptarët, shembull i përjetshëm i humanizmit dhe paqes

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Izrael, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbajti një fjalim …