Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka arritur në selinë e Shërbimit të Evropës për Veprim të Jashtëm, ku është takuar me Përfaqësuesen e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri, Frederica Mogherini, për dialogun Prishtinë-Beograd. Ndërsa, raportohet që paraprakisht Mogherini ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa. Pikë kryesore e takimit që do të bisedohet është implementimi i Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe. Po ashtu, në agjendë të këtij takimi të nivelit të lartë, që ndërmjetësohet nga Mogherini, duhet të diskutohen edhe zhvillimet e përgjithshme politike, sundimi i ligjit dhe aktgjykimi ndaj liderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq, tabelat e automjeteve, transporti ajror e tema të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë
Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
