Brickos

Mogherini i quan suksese personale Marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë

Kompromiset e arritura në
bisedimet e ndërmjetësuara nga Brukseli, mund të quhen të arritura vetëm në
biografitë e zyrtarëve të lartë evropianë. Ndonëse marrëveshjet e arritura në
Bruksel, sidomos ajo për Asociacionin është burim tensionesh e destabiliteti, përfaqësuesja
e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogerini, i ka
paraqitur këto marrëveshje si ndër arritjet kryesore të saj gjatë vitit 2015.
Ajo ka vlerësuar se 2015-ta ka qenë vit i vështirë dhe intensiv, por edhe vit i
arritjeve të mëdha. “2015-ta ka qenë një vit kur Kosova dhe Serbia nënshkruan
numrin më të madh të marrëveshjeve në ndërmjetësim të BE-së”, tha Mogherini. Përfaqësuesja
e lartë e BE-së theksoi se bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit do të
vazhdojnë të jenë të vështira. “Kemi hapur kapitullin e parë në kuadër të
bisedimeve me Serbinë, ndërsa Kosova ka nënshkruar MSA-në. Kjo është një
arritje e madhe për Ballkanin por edhe për të gjithë evropianët”, ka thënë
Mogherini.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …