Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei: Kontributi i Igballe Çerkezit-Prishtina në veprimtarin e atdhetarit Hasan Prishtina

Thuhet se pas çdo burri të fuqishëm fshihet një femër me karakter.

Dhe edhe qëllimi I këtij punimi është të hulumtojmë mbi veprimtarinë, karakterin dhe personalitetin e një femre me karakter e të fuqishme, Igballja, bashkëshortja e veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Hasan Prishtina.

Para së gjithash, duhet theksuar se Igballe Prishtina ishte çerkeze: “Është interesant të theksohet se e shoqja e Hasan Prishtinës, Igballja, ishte me origjinë çerkeze, e cila vdiq nga prerja e një gishti që I shkaktoi infeksion”1.

Por, kush ishin dhe janë sot çerkezët?

Sipas të dhënave historike që I posedojmë, çëerkezët janë një popull të lashtë të Kaukazit. “Çerkezët, kanë jetuar në veriperëndim të Kaukazit, në Çerkezi […]. Një ndër emrat e vjetra të këtij populli ishte Kicy trai, prej të cilit nga turqit osmalinj, u quajtën si çircassi, pra çerkezi. Ata deri në shek. XIII ishin të lirë, për t’u pushtuar nga gjorgjanët, prej të cilëve bëhen të krishterë, derisa pas lirimit nga ata (më 1424) ishin të ndikuar nga populli tjetër azuatuj, tartarët (më 1570), nga edhe u islamizuan. Derisa në shek. XVIII ranë nën sundimin osman, këta të fundit do t’I furnizonin me luftëtarë të shquar dhe me gra të bukura.Nga viti 1820 e deri në vitin 1864, ata luftuan kundër invadimit rus, nën udhëheqjen e imamit, Shamil, e pasi u mposhtën, ata u deportuan nëpër vende të ndryshme nën sundimin e Perandorisë Osmane, përfshirë edhe Vushtrrinë me rrethinë (sidomos pas shpërnguljes nga Sanxhaku I Nishit të popullsisë shqiptare, e bashkë me ta edhe çerkezët, pra në vitet 60-80 të shek XIX”2.

Cërkezët,“…në vise të Sanxhakut të Nishit, e që u pat detyruar së bashku më shqiptarët të largohen nga vatrat e veta në Toplicë dhe vise të tjera të Sanxhakut të Nishit, dhe pjesërisht vijnë e vendosen në Kosovë […]”3

Rreth viteve 400 para erës sonë, burimet historike përmendin ekzistencën e një mbretërie çerkeze (adigjenase) rreth qytetit-koloni grek Phanagoria. Pas rënies së tij pas sulmeve të fiseve khazare, çerkezët nuk kanë manifestuar më dëshirën për t’u bashkuar, duke parapëlqyer, në këmbim, si shumë popujve prej Kaukazit, të çojnë një ekzistencë diskrete, por trime.

Nën ndikim bizantin dhe më pas gjeorgjian, krishtërizmi u shpërnda ngadalë në viset e çerkezëve, diku midis shekujve 4-13. Ndërkohë që, në shekullin 15, feja islame përhapet mes çerkezëve, pas kontaktet të tyre me tatarët e Krimesë dhe dervishëve të turqëve osmanë. Edhe si krishtërizmi, feja islame u imponua vetëm sipërfaqësisht, ashtu siç mund të konstatohet edhe sot.

Shumica e mameluqëve të famshëm kanë pasur origjinë çerkeze, gjeorgjene apo osmane. Asnjë nga dyndësit të shumtë në rajon, khazarët, tatarët, mongolët ose osmanët, nuk kanë arritur t’u mundin çerkezëve shpirtin e lirë.

Edhe ose dhjetëvjeçarët e sotme të regjimit sovjetik kanë ndryshuar shumë thellë jetën e përditshme të çerkezëve, shoqëria e tyre ruan ende shume karakteristika tradicionale.

Nëse në kohërat e lashta, territori i çerkezëve shtrihej prej bregdeti i Detit të Zi deri në trevën e osetinëve, sot ata mund të takohen në Republikën Adigjei, Republikën Kabardine Balkare dhe Republikën Karaceai-Çerkeze, të tri duke qenë në përbërjen dhe nën ndikim rus prej kohës kur u pushtuan nga regjimi carist e deri në ditët tona kur janë të përfshira në Federatën Ruse më grad të republikave autonone.

Megjithatë, edhe abhazët janë të përfshirë në popullatën e çerkezëve, me gjuhë dhe zakone të njëjta, por që jetojnë në një republikë të veçantë të përfshirë në territorin e Gjeorgjisë, por që iu shkëput asaj pas politikave ruse pas viteve ’90-ta.

Prej shekujve, çerkezët u konsideruan veten lindorë ose perëndimorë, sipas vendlindjes prej rrethit të tyre. Sidoqoftë, pushteti sovjetik ka vendosur në bazë të parimit Divide et Impera, t’i ndajnë në tri popullata, gjoja të dallueshme,brenda tri njesive të ndryshme të mëdha, Gjithçka për t’i kontrolluar më lehtësisht dhe për të shkatërruar në djep çdo tendencë ndarëse/nacionaliste, dhe çdo ndienje me rrënjet në të zymtin por aspak të njohurin Gjenocid Çerkez.

Pra, çerkezët lindorë u shkëputën prej kabrazëve dhe u përfshinë me balkarët dhe çerkezët që jetojnë afër karaceaive. Vetëm çerkezët perëndimorë kanë ruajtur emrin e adighenëve, duke nisur prej termit Adigjei, që emërton, në fakt, të gjithë çerkezët në tërësi. Stalin pati “kujdes” të mos kenë shumicë në asnjë prej republikave artificial në të cilat banojnë, për të parandaluar çdo lëvizje të bashkimit.

Prej kohësh, gratë e çerkezëve u konsideruan shumë të bukura. Shkrimet e para mbi bukurinë legjendare të çerkezeve janë prej Mesjetës, prej kur tregtarët gjenovezë kanë arritur në bregdetin lindor të Detit të Zi, dhe themeluesi i dinastisë de Medici, Cosimo i Pari ka patur një bir jolegjitim me një skllavë të saj çerkeze. Të gjithë burimet historike tregojnë mbi bukurinë e tyre përtej botës njerëzore, elegancën, dëshirën për t’I pëlqyer burrit të këtyre grave.

Kjo bukuri u dëshmua dhënëse të fatkeqësive, sepse në bazën e saj turqit osmanë kanë pushtuar tokat çerkeze.4

* * *

Duke u rikthyer tek Igballe Prishtina, duhet theksuar se ajo ka lindur në Prekallë të Turqisë. Me Hasan Prishtinën janë njohur në Stamboll dhe më pas janë martuar.5 Karakteri I saj ishte shumë fisnik, ishte grua e sakrificës, bujzare dhe e dashur. Pas konsultimit të literatures të paktë mbi këtë veprimtare, vërejmë se ajo ka qenë për Hasan Prishtinën, shtyllën e tij të veprimtarisë, ndihmesën në momente të vështira dhe pikëllim pas vdekjes absurde të saj.

Igballe Prishtina, duke patur pasion etnografinë, e ndihmoi bashkëshortin e tij në organizimin e një ekspozite etnografike në Mitrovicë “…me veshje të grave drenicake, artakollase, përmaljote dhe shaljane më 1916 […]”. Për këtë manifestim kishte shkruar gazeta Vëllaznija”, nr 11, Vjenë, 26.01.1918: “Në këtë ditë, u hap edhe pabilion i teshave të punueme me mjeshtri prej grave shqiptare,të cilat I dhanë si për dhunti. Në këtë punë meriton me u përmende e ndritshmja zojë Shkëlqësisë së tij Hasan Beg (Igballen, J.O), e cila e mendoj këtë ndërim feste e qi e pati mirësinë vetë me mbledhë e me organizue këto punë dore. Kësaj zoje së ndershme I di I gjithë qyteti për nderë për këtë punë aq me mjeshtri.”6

Igballe Prishtina e ka ndihmuar në moment të vështira Hasanin. Kur iu tha të braktiste Vjenën dhe ai u vendos në Mynich,”…më 3 maj 1931, sipas kërkesës së Igballe Prishtinës, Hasanit iu lejua qëndrimi dyditor ne Vjenë dhe kalimi nëpër Austri për Hungari”.7

Në letrën e datës 8 qershor 1831 (edhe data e vdekjes se Igballes), të cilën Hasan Prishtina e dërgoj Maria Urbanit në Vjenë shihet pikërisht sa shume e ka goditur këtë vdekje absurde të Igballes, bashkëshortja dhe bashkëluftëtarja më besnike të tij. Dr. Tahir Abdyli, në librin Hasan Prishtina në Lëvijen kombëtare e demokratike shqiptare (1903-1933), Ndërmarrja Botuese Rilindja, Prishtinë, 1990, në faqen 154, riprodhon përmbajtjen e kësaj letre:

“Zonje

Unë e humba gruan time, ajo vdië, më goditi një e keqe e madhe, ë dërmoi një e keqe e paparë, vërtetë jam fatkeq. Gjithmonë besoja se unë do të vdisja para saj, por vaj, ajo vdiq para meje duke lënduar zemrën time e duke më lënë në një situatë të pamëshirshme. Ah, çfarë fati i thmerrshëm, çfarë goditjeje mizore. Nuk e di se si do të jetë e mundshme t’i qëndroj kësaj çmendie që po më gërryen zemrën në një mënyrë të pabesueshme. Nuk po gjej kurrëfarë ngushëllimi. Prej sot në kuptimin e plot të fjalës jam fatkeq. […]”8

Dr. Abdyli thekson se pikërisht shkaqet e kësaj gjendje të rënduar shpirtërore të Hasan Prishtinës ishin:

    Igballja për të ka qenë bastion i rezistëncës së tij në veprimtarinë kombëtare: “Vdekja e gruas Hasanin e mundonte, siç duket, për dy shkaqe> e para, më nuk dinte se ku do të mbështetej. Fisnuikëria, sakrifica, bujaria dhe dashuria e Igballes ishin bastion i Hasan Prishtines. Hasani më do të mbetet , nëpër Evropë e Azi, si i pa kokë, sikur të mos ishte ai Hasani granit”9

    Hasan Prishtinën e mundonte shkakun absurd i vdekjes së Igballes, nje infeksion tek një gishti i prerë. “Ajo së bashku me Hasanin, kishte shkelur nëpër rreziqe që nuk mund të përshkruhen, e tashti vdiq gati prej një asgjëje, sit ë vdiste prej një there”10

1 Jeton Sallahu, Burim Rexhepi, Bedri Xhema, Zahir Kastrati – Çështje nga historia e Vushtrrisë me rrethinë. Deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore (Pjesa e parë), Shtëpia Botuese Faik Konica, Prishtinë, 2017, f.16

9

2 Idem,  f.167-16

8

3 Dr. Sabit Uka, Të dhëna të përgjithshme historike mbi shqiptarët e sanxhakut të Nishit, f.1

3

4 http://www.descopera.ro/cultura/12064482-cerchezii-misterioasa-natiune-pe-ale-carei-pamanturi-se-desfasoara-olimpiada-de-la-soc

i

5 Prof. dr. Jusuf Osmani, Çerkezët në Kosovë, shtëpia botuese Olymp, Prishtinë, 2014, f.15

2

6 Idem, f.15

2

7 Dr. Tahir Abdyli, Hasan Prishtina në Lëvijen kombëtare e demokratike shqiptare (1903-1933), Ndërmarrja Botuese Rilindja, Prishtinë, 1990, f.15

2

8 Idem,  f.15

4

9 Ibide

m

10 Ibidem, f.155

BIBLIOGRAFI:

10 Jeton Sallahu, Burim Rexhepi, Bedri Xhema, Zahir Kastrati – Çështje nga historia e Vushtrrisë me rrethinë. Deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore (Pjesa e parë), Shtëpia Botuese Faik Konica, Prishtinë

Prof. dr. Jusuf Osmani, Çerkezët në Kosovë, shtëpia botuese Olymp, Prishtinë

Dr. Sabit Uka, Të dhëna të përgjithshme historike mbi shqiptarët e sanxhakut të Nishit

Dr. Tahir Abdyli, Hasan Prishtina në Lëvijen kombëtare e demokratike shqiptare (1903-1933), Ndërmarrja Botuese Rilindja, Prishtinë, 199

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË - I

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – I

Dokumentet britanike për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë, sjellin para lexuesit informacione të rëndësishme, …