Morina: ia tërheq  vërejtjen  njësisë së ”Hidroregjionit” në Malishevë

Drejtori i drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Avdi Morina, priti në takim, udhëheqësin e njësisë së ” Hidroregjionit”, në Malishevë, Njazi  Bytyçin, me të cilin biseduan, për projektet dhe punët të cilat aktualisht po i kryen kjo njësi brenda territorit të Komunës së Malishevës. Morina, kërkoi në mënyrë ultimative që për çdo punë që fillon njësia e ” Hidroregjionit” në Malishevës, së pari të marrë leje pëlqimi për të nisë punimet për secilin projekt që ka planifikuar apo edhe riparim, sepse vazhdoi Morina, infrastruktura rrugore e shtruar me asfalt dhe trotuaret me kubëza, po dëmtohet nga punimet e kësaj njësie dhe nuk po kthehet në gjendjen e mëparshme, nëse nuk përfillen këto kërkesa, do të sanksionohet njësia në fjalë përmes rrugëve ligjore. Në anën tjetër, Njazi  Bytyçi, udhëheqës i njësisë së ” Hidroregjionit” në Malishevë, u zotua se për çdo prishje gjatë punimeve që bënë njësia jonë, jemi në gjendje që  atë infrastrukturë rrugore ta riparojmë dhe ta kthejmë siç ishte më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …