Kastrati: Gruaja është shtylla e familjes dhe e kombit

Me aktivitete të ndryshme në Komunën e Malishevës, është shënuar 8 Marsi-Dita Ndërkombëtare e Gruas. Në këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, duke e vlerësuar si një ditë shumë të veçantë, ka thënë “Gruaja është shtylla e familjes dhe e kombit, prandaj duhet të fuqizohet roli i gruas në shoqëri”. Kryetari Kastrati, i shoqëruar edhe nga nënkryetari Krasniqi dhe kabineti qeveritar, fillimisht i kanë takuar gratë të cilat punojnë në administratën komunale dhe më pas edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë dhe me këtë rast, i kanë uruar me rastin e 8 Marsit. “Ju shprehi mirënjohjen e veçantë për kontributin e juaj që e jepni në shoqëri dhe në familje, pasi ju jeni shtylla e familjes dhe e kombit. Uroj që të vijnë ditë më të mira për të gjithë, e veçanërisht uroj që gruaja, të jetë më e fuqizuar në të gjitha sferat e jetës”, ka thënë kryetari Kastrati. Më pas, nën organizmin e zyrtares për barazi gjinore, Vera Bytyçi, bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, shefen e kabinetit të kryetarit, Blerta Krasniqi dhe grupin joformal të grave asambliste, e kanë vizituar fabrikën e  tekstilit në Kijevë, ku i kanë takuar gratë të cilat punojnë në këtë fabrikë.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Përfundon betonimi në parkingun nëntokësor në Sheshin Qendror të komunës së Rahovecit

Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në komunën e Rahovecit, njofton qytetarët e …