leoni

Lulzim Peci

Mosnjohja e Kosovës nga pesë vendet e BE-së i ka dhënë një avantazh shumë të madh Serbisë në Bruksel, konstaton Lulzim Peci

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka deklaruar se nëse ekziston vullneti politik marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi, por kjo do të varet edhe nga presioni i bashkësisë ndërkombëtare “Marrëveshja mund të arrihet pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi nëse ka vullnet nga të dyja palët. Unë mendoj se marrëveshjes Kosovë-Serbi nuk i nevojitet më shumë se 2-3 muaj që të arrihet, pasi dihen çështjet që duhen diskutuar, diskutimi i tyre nuk merr kohë më shumë se kaq. Mirëpo nevojitet vullneti politik i të dyja palëve por po ashtu edhe nga presioni i bashkësisë ndërkombëtare që do ta ushtrojë në raport me Beogradin dhe Prishtinën”, ka thënë Peci. Lulzim Peci ka nënvizuar  se mosnjohja e Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian i ka dhënë një avantazh shumë të madh Serbisë,  në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …