leoni

Ministria e Punëve të Brendshme i apelon qytetarët për kujdes gjatë përdorimit të fishekzjarrëve

MPB i fton partitë politike dhe qytetarët e Kosovës që të vazhdojnë të kultivojnë qytetari dhe kulturë aktive

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media falënderon subjektet politike për zhvillimin e aktiviteteve elektorale në kuadër të rendit dhe ligjit. MPB thotë se zgjedhjet e qeta dhe demokratike, shmangja nga çfarëdo incidenti apo provokimi, janë shenja të një kulture të lartë qytetare që po shfaqen në Republikën e Kosovës. MPB njofton se në bazë të misionit të saj, që të kujdeset për sundimin e ligjit dhe sigurinë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Njëkohësisht  MPB fton përfaqësuesit e partive politike dhe qytetarët e Republikës së Kosovës që të vazhdojnë të kultivojnë qytetari dhe kulturë aktive, duke respektuar secilin qytetar pa dallim, deri në përfundimin të garës elektorale.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar …