MPJ- Në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Kosovës në Ankara

MPJ- Në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Kosovës në Ankara

Lajmin për shpërthimin tragjik në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit, ku si pasojë kanë mbetur dhjetëra qytetarë të vdekur dhe të plagosur. , e ka marrë me shqetësim Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.Ajo shpreh solidaritetin me Turqinë dhe popullin turk në këto momente të vështira dhe se do të qëndroj përkrah institucioneve për çfarëdo nevoje. Që nga momenti i shpërthimit, MPJ ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Kosovës në Ankara dhe Konsullatën në Stamboll për t’u informuar në detaje nëse ka të përfshirë shtetas të Kosov, mirëpo asnjë qytetar i Kosovës nuk është prekur nga sulmet por organet e sigurisë ende po vazhdojnë të angazhohen për të siguruar zonën ku ka ndodhur shpërthimi dhe për ti identifikuar viktimet.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR forcon gatishmërinë operative përmes ushtrimeve të avancuara në Prishtinë

Ushtarë nga Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e KFOR-it kanë zhvilluar ushtrime profesionale të luftimit në …