leoni

Mt: Bashkëpunim mes Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Autoritetit Norvegjez për Hartografi dhe Kadastër "Kartverket"

Mt: Bashkëpunim mes Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Autoritetit Norvegjez për Hartografi dhe Kadastër “Kartverket”

Prishtinë, 18 Shkurt – Qeveria Norvegjeze dhe Autoriteti Norvegjez për Hartografi dhe Kadastër “Kartverket” nëpërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës ka ofruar një mbështetje financaire për prodhimin dhe instalimin e tabelave te numrave të hyrjeve të objekteve për disa komuna. Në bazë të konsultimeve mes ekspertëve norvegjez, ekspertëve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe përfaqësuesve të Komunave të ndryshme si dhe në bazë të nevojave dhe prioriteteve të Komunave, u vendos që përfituese të kësaj përkrahje të jenë Komuna e Kamenicës, Komuna e Vitisë, Komuna e Malishevës, Komuna e Obiliqit, Komuna e Ferizajit dhe Komuna e Klinës. Përndryshe, implementimi i këtij aktiviteti do të bëhet me bashkëfinancim mes Komunave dhe “Kartverketit”. Me qëllim të nënshkrimit të kontratave për këtë projekt, me datë 18 shkurt 2021 në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës qënduan Kryetari i Komunës së Vitisë z. Sokol Haliti, Kryetari i Komunës së Kamenicës z. Qendron Kastrati, Kryetari i Komunës së Obliqit z. Xhafer Gashi, Nënkryteari i Komunës së Malishevës z. Hajdin Berisha, Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm në Komunën e Klinës z. Lorenc Marleku dhe Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm në Komunën e Ferizajit z. Lulzim Aliu. Përfitimet nga një projekt i tillë do të jenë shumëdimensionale si për komunat, ashtu edhe për institucionet tjera publike, institucionet komerciale dhe bizneset dhe për vetë qytetarët e Republikës së Kosovës. Me rastin e nënshkrimit të kontratave, prijësit dhe përfaqësuesit e komunave vlerësuan angazhimin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës në përgjithësi dhe bashkëpunimin me komunat në veçanti, ndërsa Kryeshefi i AKK-së z Avni Ahmeti pos që o zotua në vazhdim të bashkëpunimit, kërkoi nga komunat që të caktojnë eksperetët përgjegjës për këtë projekt, si dhe kërkoi trajtimin e mundësive për ndarjen  e mjeteve financiare në baza vjetore për mirëmbajtjen e sistemit të adresave.

Zyra për Informim
Agjencia KAdastrale e Kosovës

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …