leoni

Muhamet Hamiti kundër propozimit për Albulenë Haxhiun kryeparlamentare

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj propozimit të Vetëvendosjes që Albulena Haxhiu të jetë kryetare e Kuvendit të Kosovës. Ai tha se askush që ka sulmuar Kuvendin nuk duhet as të propozohet, e as të zgjidhet në këtë pozitë. Askush nga kontigjenti i njerëzve që e kanë sulmuar Kuvendin, institucionin ligjvënës të Kosovës, nuk do të duhej as të propozohej as të zgjidhej në detyrën e kryetarit të Kuvendit. As njerëzit që kanë bërë ligje antikushtetuese,  ka shkruar Hamiti. Ai aludoi drejtpërdrejt në përfshirjen e Haxhiut në ngjarjet e vitit 2016, kur ajo dhe disa deputetë të tjerë të VV-së u akuzuan për futjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit. Rasti i saj gjyqësor për këtë ngjarje është ende aktiv dhe seanca e radhës është caktuar për 7 maj, pasi në seancën e marsit nuk kishin qenë të pranishëm të gjithë të akuzuarit.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …