Muharrem Nitaj: Partnerët qeveritarë po angazhohen për arritjen e konsensusi sa i përket dialogut me Serbinë

Muharrem Nitaj: Deklaratat skandaloze të Daçiqit, në Prizren, janë abuzim në kuadër të vizitës së tij në Kosovë

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka thënë se deklaratat skandaloze të zëvendëskryeministrit serb Ivica Daçiq, në Prizren, janë abuzim në kuadër të vizitës së tij në Kosovë dhe për këtë fajet i ka kryekëput Qeveria e Kosovës që lejon diçka të tillë. Daçiq në Prizren tha se Serbia nuk e ka ndërmend të kërkojë falje për luftën në Kosovë, ndërsa pohoi se Kosova nuk ka gjasa të anëtarësohet në UNESCO pa një marrëveshje paraprake me Serbinë. Nuk është hera e parë që zyrtaret serbë vinë në Kosovë dhe sillen sikur me ua pas lanë baba këtë vend. Nuk është hera e parë që ata bëjnë deklarata skandaloze dhe askush nuk merret me ta.  “Por kjo, fatkeqësisht, nuk flet për ata, por për Qeverinë tonë skandaloze, dhe krejt hallin e ka si ta shpëtojë vetveten. Urgjentisht duhet të ndalën edhe zyrtarët serbë që abuzojnë me vizitat e tyre, por edhe Qeveria e Kosovës, që nuk po mund të qeverisë më tej  vendin”, tha Nitaj.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

Partia Vetëvendosje ka shpenzuar mjete dukshëm më shumë se sa PDK, LDK dhe AAK marrë së bashku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit të fundit të …