Mungesa e provave, Prokuroria nuk arrin të vërtetojë kontrollin e Selimit mbi policinë

Avokati i zotit Selimi ka kritikuar ashpër Prokurorinë, duke theksuar se pretendimet për kontrollin e tij mbi policinë janë të paprovuar. Sipas avokatit Tully, pavarësisht dokumenteve të shumta të dorëzuara, nuk ka prova që lidhin zotin Selimi me veprimet ose mosveprimet e personave të tjerë në kryerjen e krimeve të pretenduara. Ai ka nënvizuar edhe mospërputhjet në dosjen e Prokurorisë, ku Selimi cilësohet në mënyra kontradiktore ndonjëherë me kontroll operacional, ndonjëherë me autoritet për udhëzim. Avokati ka argumentuar se nuk ka ekzistuar ndonjë polici e UÇK-së nën komandën e Selimit dhe se termi i përdorur nga Prokuroria është një “tezë” për të dhënë përshtypjen e gabuar të kontrollit të tij. Mungesa e dëshmive të drejtpërdrejta tregon se pretendimet e Prokurorisë mbeten të paqëndrueshme dhe të paargumentuara.

Kontrolloni gjithashtu

Takimet e mbyllura në veri dhe heshtja ndaj mediave — strategji kontrolli apo frikë nga transparenca?

Takimet e shpeshta urgjente të organizuara nga Lista Serbe në veri të Kosovës, të shoqëruara …