PO SHUHEN ÇDO DITË
Po shuhen çdo ditë
yjet një nga një,
ata që bënë dritë
përmbi Shqipërinë.
Artistë të spikatur,
majat që kanë prekur,
të rritur, brumosur
në një kohë tjetër.
Në një kohë tjetër,
ç’të themi më shumë,
kur dija dhe djersa
vërshonin si lumë.
Po shuhen çdo ditë
shkrimtarë e poetë,
që dritën për brezat
pas e lanë përjetë.
Strategë ushtarakë,
në krye të ushtrisë,
që e bënë të paprekshëm
kufirin e Shqipërisë.
Inxhinierë të zotë,
plot me përkushtim,
që s’punuan për vete,
por për Shqipërinë.
Punëtorë e fshatarë,
n’uzina e fusha,
për djersën e tyre
që tani s’flet kush.
Për brezat e ardhshëm
si vijnë, nuk e dimë,
por ky i sotshmi
është me shumë mangësi.
Është me shumë mangësi,
ka pak dashuri
për ata që shkrinë
çdo gjë për Shqipërinë!
Hagen, 6 shtator ’25
HYSEN GEGËS
Betejat pas lufte
Nuk ia mbushën syrin,
se tani në paqe,
shok donte bilbilin.
Te lufta me bërryla,
kush s’e pa një herë,
postet edhe gradat
për të s’kishin vlerë.
Postet edhe gradat,
veç bukë e hallallit,
që buron nga puna
dhe djersa e ballit.
Virtytet njerëzore,
mbledhur si me dorë,
gjithë jetën e jetës
i mbetën kurorë.
Të kthehej thjeshtësia
me frymë si njeri,
pa fjalë, Hysen Gegës
do i kishin zili!
Do i kishin zili,
do fliste me vete:
“Se te ky njeri
qenkam kryevepër!”
Hagen, 16 dhjetor ’23
Po shuhen çdo ditë
yjet një nga një,
ata që bënë dritë
përmbi Shqipërinë.
Artistë të spikatur,
majat që kanë prekur,
të rritur, brumosur
në një kohë tjetër.
Në një kohë tjetër,
ç’të themi më shumë,
kur dija dhe djersa
vërshonin si lumë.
Po shuhen çdo ditë
shkrimtarë e poetë,
që dritën për brezat
pas e lanë përjetë.
Strategë ushtarakë,
në krye të ushtrisë,
që e bënë të paprekshëm
kufirin e Shqipërisë.
Inxhinierë të zotë,
plot me përkushtim,
që s’punuan për vete,
por për Shqipërinë.
Punëtorë e fshatarë,
n’uzina e fusha,
për djersën e tyre
që tani s’flet kush.
Për brezat e ardhshëm
si vijnë, nuk e dimë,
por ky i sotshmi
është me shumë mangësi.
Është me shumë mangësi,
ka pak dashuri
për ata që shkrinë
çdo gjë për Shqipërinë!
Hagen, 6 shtator ’25
HYSEN GEGËS
Betejat pas lufte
Nuk ia mbushën syrin,
se tani në paqe,
shok donte bilbilin.
Te lufta me bërryla,
kush s’e pa një herë,
postet edhe gradat
për të s’kishin vlerë.
Postet edhe gradat,
veç bukë e hallallit,
që buron nga puna
dhe djersa e ballit.
Virtytet njerëzore,
mbledhur si me dorë,
gjithë jetën e jetës
i mbetën kurorë.
Të kthehej thjeshtësia
me frymë si njeri,
pa fjalë, Hysen Gegës
do i kishin zili!
Do i kishin zili,
do fliste me vete:
“Se te ky njeri
qenkam kryevepër!”
Hagen, 16 dhjetor ’23