Murtezaj: Qeveria e Kosovës përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin me Greqinë

Murtezaj: Qeveria e Kosovës përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin me Greqinë

Valon Murtezaj zëvendësministër i Punëve të Jashtme, ka takuar në Athinë homologun e tij grek, Dimitrios Mardas. Në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, Murtezaj e ka falënderuar zëvendësministrin Mardas për përkrahjen e vazhdueshme që vendi i tij i ka dhënë Kosovës në proceset e integrimeve evropiane dhe rajonale. Murtezaj ka shtuar se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Greqisë në çështje të interesit të përbashkët në të gjitha fushat.“Kosova dhe qytetarët e saj i janë mirënjohës Greqisë për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar. Gjithashtu dua të theksoj se Kosova pret shumë nga Greqia në avancimin e raporteve në të gjitha dimensionet”, ka deklaruar zëvendësministri Murtezaj gjatë takimit me homologun Mardas. Nga ana e tij , zëvendësministri Mardas ka shprehur gatishmërinë e shtetit grek për të vazhduar përkrahjen për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: 27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, mes çlirimit dhe dilemave të mëdha juridike

Në 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO ndaj Serbisë, rikthehen në vëmendje jo vetëm …