Në një shkrim të gjatë, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se sot “shpall publikisht betejën e radhës, atë të përmbushjes së kritereve për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO”. Duke përkujtuar Ditën e Evropës, kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se duhet të dëshmohet vendosmëria për të çrrënjosur korrupsionin dhe krimin e organizuar. “Këtë Ditë të Evropës, ne e shënojmë me rezultate të prekshme. Përveç MSA-së dhe liberalizimit të vizave, edhe në fushën e sportit kemi mbërritur të thyejmë barriera të mëdha. Tashmë talentet e shumtë në sporte të ndryshme, kanë fituar mundësinë për të garuar me konkurrentët e tyre evropianë”, ka thënë midis të tjerash kryeministri, Isa Mustafa.
