Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri,
Hashim Thaçi dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, kanë udhëtuar në
Bruksel. Gjatë qëndrimit zyrtar, delegacioni i Kosovës do të zhvillojë takime
me kryetarin e Komisionit Evropian, Martin Schulz,
komisioneren e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë,
Federica Mogherini, komisionerin e BE-së, Dimitris Avramopoulos, eurodeputetët
Ulrike Lunaçek, Elmar Brok e Tonino Picula, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të
BE-së e përfaqësues të bizneseve. Në këto takime, kryeministri Isa Mustafa
do të kërkojë përkrahjen e mekanizmave të BE-së për Kosovën në proceset
integruese, liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe përkrahje më
të madhe të BE-së për zhvillimin e gjithëmbarshëm të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Fshati turistik i Linit merr mbrojtje ligjore të veçantë
Fshati turistik i Linit, një nga destinacionet më të veçanta përgjatë bregut të Liqenit të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
