Lista ‘Srpska’ mban peng themelimin e Forcave të Armatosura

Mustafa: Na duhet përkrahja e pakicave për shndërrimin e FSK-së në ushtri

Kryeministri, Isa Mustafa ka bërë me dije se është duke u punuar fuqishëm në shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. Duke e quajtur si “objektiv themelor” të kabinetit të tij qeveritar, ai ka thënë se po bëhen përpjekje që të sigurohet mbështetja e pakicave për këtë proces. “Duhet të sigurojmë 2/3 e të gjithë deputetëve dhe 2/3 e pakicave si kriter kushtetuese, të cilën gjë duhet ta bëjmë edhe me një përkrahje më të madhe të komunitetit ndërkombëtar, sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Mustafa. Ai ka shtuar se zyrtarët e lartë të NATO-s i kanë thënë se shndërrimi i FSK-së në ushtri duhet të bëhet jo vetëm përmes Ligjit për Forcat e Armatosura por edhe përmes ndryshimeve kushtetuese.  Ende nuk dihet nëse Qeveria e Kosovës po zhvillon bisedime informale me përfaqësues të Listës ‘Srpska’ dhe nëse është duke u bërë lëshime rreth Zajednicës në këmbim të votës së tyre në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për të marr pjesë në seanca

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për …