Pas kthimit nga Brukseli, edhe pse i fyer e i përçmuar nga bashkëbiseduesit serbë, kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk do të negociohet më në Bruksel dhe se funksionalizimi i këtij mekanizmi do të bëhet konform marrëveshjeve të deritashme. Kësisoj, ai mohoi mundësinë e tërheqjes nga marrëveshja, e cila nuk është në përputhje me frymën e Kushtetutës. Mustafa i ka shprehur këto qëndrime para kabinetit qeveritar, deria ka folur për takimet që këtë javë ka zhvilluar në Bruksel, si me përfaqësues të Bashkimit Evropian, po ashtu edhe me ata të Serbisë. Në këto takime, ka thënë të jetë biseduar lidhur me implementimin e marrëveshjeve të deritanishme, me trendin e implementimit të tyre dhe me masat që duhet t’i ndërmarrin të dyja palët, në mënyrë që marrëveshjet të implementohen.
Kontrolloni gjithashtu
Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski
Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …