Mustafa: Protesta të jetë paqësore

Kryeministri
i Kosovës, Isa Mustafa i ka bërë thirrje opozitës që të protestojë paqësisht.
Në mbledhjen e Qeverisë, ai ka bërë me dije se organet e rendit do ta kryejnë
punën e tyre. “
Kosova ka përjetuar mjaft dhunë dhe nuk është mirë që
përmes dhunës të synohet pushteti”
, ka
porositur kryeministri Mustafa. Ai, më tej ka theksuar se zgjidhjet duhet të
bëhen brenda institucioneve dhe jo jashtë tyre.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …