Mustafa viziton AKP-në

Mustafa viziton AKP-në

Kryeministri, Isa Mustafa ka gjatë vizitës së tij në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ka uruar menaxhmentin e ri si dhe ka vlerësuar punën e mirë të këtij institucioni. “Qeveria asnjëherë nuk do të përzihet në punën e AKP-së sepse është institucion i pavarur por ne gjithmonë do të mbështesim të gjitha proceset dhe projektet që do të zhvillohen”, ka deklaruar Mustafa. Kryeministri përmendi edhe çështjen e Trepçës, për të cilën tha se është përgatitur drafti i ligjit për këtë kompleks metalurgjik, i cili do të dërgohet në Kuvend para muajit nëntor. Mustafa ka shtuar se për lirimin e pronave në veri nuk është biseduar, por sipas tij, organet e drejtësisë do të përkrahen për lirimin e këtyre pronave.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim publik i kolonel Hajrush Kurtajt lidhur me aktgjykimin ndaj Gavrilo Milosavleviqit

  Me dhimbje të thellë dhe indinjatë të madhe kam pranuar lajmin për aktgjykimin lirues …