Myslym Peza

Myslym Peza (1897-1984), komandant i çetës së parë Antifashiste në Ballkan

Myslym Peza lindi më 1 maj të vitit 1897, në Pezë, në një familje me tradita atdhetarie. Ka marrë pjesë në Lëvizjen Demokratike të viteve 20 të shekullit të kaluar. Në vitin 1939 krijoi çetën atdhetare të Pezës, e cila më pas u bë çetë partizane. Ishte çeta e parë e organizuar Antifashiste në Shqipëri, në Ballkan por mbase edhe në tërë Evropën e kohës.

Myslym Peza Ishte komandanti i parë i saj. Në Luftën e Dytë Botërore,  asokohe  Bashkimi Sovjetik akoma nuk kishte marrë pjesë në luftë kundër fashizmit. Çeta është krijuar më 5 qershor të viti 1940. Prandaj kjo çetë konsiderohet me të drejtë se  ishte bërthama e parë e luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, në Shqipëri dhe kudo në trojet shqiptare.

I njohur edhe si Babë Myslymi, mori shumë poste drejtuese qysh në konferencën e Pezës ku u zgjodh Anëtar i Këshillit. Në Labinot të Elbasanit u emërua anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Antifashiste nacional çlirimtare. Në kongresin e Përmetit Myslym Peza zgjidhet anëtar i Komitetit Antifashist Nacional Çlirimtar. Në konferencën e Beratit emërohet  zëvendës-kryeministër i Qeverisë provizore,  në krye të së cilës ishte Enver Hoxha, pastaj vinte Myslym Peza. Më vonë, pas çlirimit kur u bën zgjedhjet me 2 dhjetor të 1945, ai u zgjodh deputet. Veç kësaj, kur u krijua kuvendi popullor, Myslym Peza u zgjodh nënkryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Ai gjatë gjithë kohës u mbajt afër nga Partia e Punës, si njeriu më besnik saj.

Peza, në kohën e fillimit të luftës  ishte një zonë e sigurt ndaj dhe konferenca u zgjodh për t‘u mbajtur në atë lokalitetet. Fillimisht të  gjitha pritat ishin zënë nga antifashistët. Ata e sulmuan Pezën por vetëm mbaroi konferenca.

Pjesëmarrësit e Konferencës së Pezës ishin: Myslym Peza, Enver Hoxha, Nexhmije Xhuglini-Hoxha, Abaz Kupi, Ndoc Çoba, Ymer Dishnica Nako Spiru, Koço Tashko, Ramadan Çitaku,  Ismail agë Petrela,  Halim Begeja, Fetah Butka, Mustafë Gjinushi, Mustafë Xhani, Skënder Muço, Kamber Qafëmolla, Aziz Çami, Ramazan Jarani dhe Haxhi Lleshi

Më 16 shtator të vitit 1942 Peza u bë qendra e bashkimit të gjitha forcave politikë në Shqipëri. Pas pushtimit fashist në prill të vitit 1939 rezistenca ishte sporadike, me disa çeta të shpërndara në gjithë vendin. Çetat ishin të organizuara në mënyrë vullnetare nga njerëzit që kishin dalë hapur kundër pushtuesit. Ndërkohë që lëvizja Komuniste ishte në fillimet e saj si dhe Balli Kombëtar kishte vetëm disa nismëtarë.

Qëllimi i Konferencës ishte një organizim i gjithë faktorëve shqiptarë. Peza u zgjodh si vendi i përshtatshëm për të mbledhur krerët politikë dhe drejtuesit e çetave të para partizane. Një nga arsyet kryesore ishte se në Pezë ushtronte aktivitetin e saj çeta e Myslym Pezës. Zona e Pezë-Helmësit cilësohej si një zonë e sigurt për shkak se njerëzit e Bab Mysliymit i kishin siguruar të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse nga kjo zonë. Konferenca zgjati për 10 ditë dhe për mbrojtjen e delegatëve u angazhuan forca të shumta. Punimet konferenca i zhvilloi në shtëpinë e Bab Mylsimi, e cila do të digjej disa herë gjatë luftës.

Në konferencë si rrallë herë u mblodhën të gjithë përfaqësuesit politikë. Komunistët e parë, legalistët dhe përfaqësues të Ballit kombëtare. Por rëndësia tjetër e kësaj konference është në faktin se aty ishin të përfaqësuara të tri komunitetet fetare në vend, ortodoksë, katolikë dhe myslimanë. Nga ana tjetër në Pezë u bë dhe një bashkim kombëtare. Kishte përfaqësues nga Çamëria, nga Kosova dhe shqiptarë të Malit të zi. Vendimet e konferencës së Pezës caktuan dhe fatin e mëtejshëm të luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Dervish Shaqa (1912 – 1985) këngëtari më i përkushtuar i këngës rapsodike shqiptare

Mr. Kadri Rexha: DERVISH SHAQA ( 4.5.1919 – 13.4.1985)

Dervish Shaqa lindi më 4 maj të vitit 1910 në Llukë të Epërme të Komunës …