Mytaher Haskuka: Luftëtarët e UÇK-së do të mbeten të paharruar, sakrifica e tyre na solli lirinë

Mytaher Haskuka: Luftëtarët e UÇK-së do të mbeten të paharruar, sakrifica e tyre na solli lirinë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i ka vizituar vend-prehjet e  dëshmorëve të rënë në betejen e lavdishme të Jeshkovës me 11 mars të vitit 1999. Ai ka thënë së luftëtarët e UÇK-së do të mbeten të paharruar, sakrifica e tyre na solli lirinë. Gjithashtu ai ka theksuar së në Landovicë do të krijohet një muze kushtuar luftës çlirimtare.

“Në ditën e sotme, më 11 mars të vitit 1999, fillon beteja e lavdishme e Jeshkovës. Në luftën e pabarabartë, ku luftëtarët UÇK-së kishin përballë njërën prej pesë ushtrive më të mëdha në Evropë, ranë dëshmorë: Ymridin Çengaj , Alajdin Xhezairi, Bashkim Sukaj, Hajdar Shala, Feriz Susuri, Hamit Thaçi, Tahir Gashi, Hysen Rexhepi dhe Skender Latifi. Sakrifica e tyre na solli lirinë, prandaj luftëtarët e UÇK-së duhet dhe do të mbeten të paharruar. Në Landovicë do të krijohet një muze kushtuar luftës së UÇK-së, ku njëherit do të dokumentoheshin krimet e ushtrisë së Serbisë në Kosovë. Lavdi dëshmorëve!”, ka shkruar haskuka në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …