leoni

Naim Miftari: Serbia ka infiltruar agjentë në çdo sektor të Kosovës, duke përfshirë këshilltarë të presidentëve

Ish-eprori  i lartë i UÇK-së, dhe  i SHIK-ut, Naim Miftari,  ka bërë akuza të rënda në lidhje me infiltrimin e agjentëve serbë në institucione të ndryshme të Kosovës. Serbia ka instaluar agjentë në politikën e Kosovës, në polici, prokurori, gjykata, dhe në media, përfshirë kompani private dhe struktura të tjera. Këta agjentë kanë filluar të operojnë në Kosovë që nga vitin 1999, kur u vendos UNMIK-u, dhe kanë vazhduar aktivitetet e tyre deri në ditët e sotme. Ai ka shprehur shqetësim mbi mungesën e hetimeve ndaj këtyre individëve dhe ka kritikuar mediet dhe politikanët për mbajtjen sekret të informacioneve lidhur me spiunazhin serb. Miftari ka përmendur një rast të veçantë që lidhet me Branislav Nikoliqin, një agjent i BIA-s serb i arrestuar në vitin 2009 dhe më vonë emëruar këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka theksuar se Nikoliq, së bashku me disa agjentë të tjerë të BIA-s, kishte tentuar të manipulonte dëshmitë kundër UÇK-së, për të krijuar akuza të rreme. Miftari ka shprehur habinë që, pas arrestimit dhe publikimit të këtyre aktiviteteve, Nikoliq dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij u bënë pjesë e strukturave të larta të Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …