Nait Hasani: Kam qenë kundër Speciales, u kërkua vota nën presion ndërkombëtar

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar se ka qenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale, por u përball me presione të forta për ta mbështetur atë, përfshirë edhe kërkesa të drejtpërdrejta nga liderët e partisë.

Në një intervistë për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Hasani tha se themelimi i kësaj gjykate ishte rezultat i një presioni të jashtëzakonshëm nga ndërkombëtarët, i cili, sipas tij, ishte i papërballueshëm në rrethanat politike të kohës.

“Kam qenë kundër votimit të Gjykatës Speciale. Nuk mund ta votoja një gjykatë që do të gjykonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Në asnjë vend të botës nuk ka gjykata etnike – krimet duhet të gjykohen, por jo sipas përkatësisë etnike”, u shpreh Hasani.

Ai theksoi se themeli i kësaj gjykate u ngrit mbi pretendimet për trafikim organesh, por vetë hetimet e mëvonshme nuk gjetën prova për një gjë të tillë. “Në momentin që u konstatua se nuk ka trafik organesh, gjykata është dashur të mbyllet. Gjykatat tona kanë trajtuar mjaftueshëm krimet e luftës”, tha ai.

Sipas Hasanit, premtimet se Specialja do të merrej vetëm me individë dhe jo me luftën çlirimtare, nuk u mbajtën. Ai tha se kishte pasur biseda të drejtpërdrejta me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, por kishte refuzuar ta votonte themelimin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Donald Trump deklarohet i pafajshëm nën akuzat për tentim përmbysje të rezultateteve në zgjedhjet presidenciale

Trump paralajmëron sanksione ndaj Rusisë nëse nuk pranon armëpushim deri të premten

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se i dërguari i tij i posaçëm, Steve …