leoni

Nait Hasani: Nuk besoj që PDK-ja ta pranojë ratifikimin e versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani nuk  beson që partia ku bën pjesë do ta pranojë ratifikimin e versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi.  Ai ka thënë se kolegët e tij partiakë do ta kërkojnë rishikimin e kësaj marrëveshje dhe shkarkimin e komisionit qeveritar që ka arritur këtë marrëveshje. Në një intervistë për “Epokën e re”, Hasani ka deklaruar se mosratifikimi i demarkacionit është një shans i mirë i qetësimit të situatës politike në vend. Besoj se kjo parti do të kërkojë që të rishikohet marrëveshja për caktimin e kufirit me Malin e Zi dhe shkarkimin e komisionit aktual për këtë çështje. Kolegët e mi nga PDK-ja do ta bëjnë këtë dhe kjo do të jetë një mundësi e mirë për ta stabilizuar gjendjen në Kosovë”, ka thënë Hasani. Ai është shprehur i kënaqur që tashmë deputetët e PDK-së nga rajoni i Dukagjinit po e vlerësojnë demarkacionin si të gabueshëm. Sipas tij, përdorimi i metodës së kadastrës për përcaktimin e kufizimit me Malin e Zi ka qenë i gabueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen shkollat deri në 27 mars 2020 për shkak të përhapjes së koronavirusit

Brenda dhjetë viteve janë mbyllur dhjetëra shkolla për shkak të mungesës së nxënësve

Brenda dhjetë viteve janë mbyllur dhjetëra shkolla për shkak të mungesës së nxënësve. Janë afër …