Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë qeveri që përfshin Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar mungesën e korrektësisë nga ana e këtij subjekti karshi procesit gjyqësor në Hagë. “VV-ja nuk ka treguar as korrektësi dhe as ndjeshmëri ndaj procesit në Gjykatën Speciale. Në këto kushte, nuk mund të votoj për ndonjë bashkëqeverisje me ta,” ka thënë Hasani. Ai kujtoi gjithashtu se Kryeministri Kurti nuk e kishte mbajtur premtimin për të vizituar të akuzuarit në Hagë, duke shtuar se mungesa e qëndrueshmërisë politike ndaj çështjeve me ndjeshmëri të lartë kombëtare është e papranueshme.
