Nasim Haradinaj: Simbolet e UÇK-së nuk guxon askush t’i përdorë, as t’i keqpërdorë për agjenda fetare

Nasim Haradinaj kritikon OVL-UÇK-në: Protesta kundër Trendafilovës, për marre dhe qyqarllëk

Nasim Haradinaj, ish-nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka kritikuar ashpër mënyrën si u organizua protesta kundër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova. Haradinaj e quajti protestën “për marre dhe qyqarllëk”, duke e akuzuar OVL-UÇK-në, se nuk pati guxim ta marrë përgjegjësinë publike për thirrjen e saj. Sipas tij, megjithëse efekti u arrit dhe Trendafilova anuloi konferencën e planifikuar, organizata duhet të kishte vepruar hapur dhe jo në mënyrë të fshehtë. “Jam i kënaqur me rezultatin, por i pakënaqur me mos guximin për ta pranuar publikisht organizimin e protestës, qoftë edhe në mënyrë simbolike”, u shpreh Haradinaj. Kjo deklaratë vjen në vazhdën e kritikave brenda dhe jashtë organizatës për rolin e saj në diskursin publik për Gjykatën Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian ka shfaqur shqetësimin për prodhime kineze

Bashkimi Evropian ka shfaqur shqetësimin për prodhime kineze. Komisioner të Bashkimit Evropian për drejtësi, kanë …