leoni

Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj: Në Hagë, këndonim këngë atdhetare për UÇK-në

Nasim Haradinaj ka rrëfyer momentet brenda burgut të Hagës, ku ai dhe të burgosur të tjerë shqiptarë kanë pasur mundësinë të shohin ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Haradinaj tregoi se takimet me ish-udhëheqësit ndodhnin përmes një dritareje gjatë shëtitjeve. Në ato momente, ai dhe të tjerët këndonin këngë të UÇK-së për t’ju dhënë zemër bashkëluftëtarëve të tyre. Kur dilnim për shëtitje, kishim një dritare që ishte mundësia e vetme për t’i parë ata. Ai shtoi se momenti më i vështirë për të dhe për të tjerët ishte dita kur Hashim Thaçi dha dorëheqjen si president i Kosovës për t’u dorëzuar në Hagë. Atë ditë ndiheshim shumë keq. Ishte një ndjenjë e rëndë për ne dhe besoj se edhe populli, që e di të vlerësojë këto sakrifica, është ndjerë njësoj, saktësoi, Nasim Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …