Ukraina nuk bën kompromis me integritetin territorial por mund të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO

NATO-ja nuk do të pranojnë kurrë një aneksim të paligjshëm të Krimesë, pavarësisht qëndrimit të Ukrainës

Aleanca Veriatlantike ka kundërshtuar tërheqjen, të cilën e  ka paralajmëruar kryetari i Ukrainës, Vladimir  Zelensky  i cili ka folur rreth mundësisë për të hequr dorë nga Krimeja që të arrihet marrëveshja e paqes me Rusinë. Kemi shprehur kundërshtinë tonë gjithashtu dhe për kontrollin rusë në rajonin e Donbasit”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut Verior, Jens Stoltenberg, gjatë një interviste për një media gjermane. Stoltenberg tha se Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë për të mbrojtur vendin e saj, edhe pse NATO-ja nuk do ta ndihmojë në luftën të cilën ajo u dashka ta fitojë vetë. Reagimi i NATO-s u bë pas deklaratës së kryetarit,  Zelensky,  i cili tha se Ukraina është e gatshme të arrijë një marrëveshje paqeje, nëse Rusia tërhiqet në pozicionet përpara 23 shkurtit, duke lënë të nënkuptohet në këtë mënyrë që Kievi për momentin nuk do të kërkojë rikthimin e Krimesë, e aneksuar nga rusët në vitin 2014.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …