NATO Deputy Secretary General Radmila Shekerinska meets with EU Special Representative for the Belgrade-Pristina Dialogue and other Western Balkan regional issues, Peter Sørensen

NATO riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi gjatë takimit me emisarin e BE-së, Peter Sorensen

Emisari i Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, u prit në selinë e NATO nga Zëvendëssekretarja e Përgjithshme, Radmila Shekerinska. Sipas një komunikate zyrtare të NATO-s, Shekerinska përsëriti angazhimin e fortë të Aleancës ndaj Ballkanit Perëndimor, duke theksuar rëndësinë strategjike të rajonit. Ajo nënvizoi partneritetin e ngushtë midis NATO-s dhe BE-së për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe më gjerë. “Përmes misionit të KFOR-it, NATO vazhdon të sigurojë mbrojtjen e paqes dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Megjithatë, zgjidhja përfundimtare për stabilitet rajonal mbetet politike”, theksoi Shekerinska. Ajo ripërsëriti mbështetjen e plotë të Aleancës për dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe për përpjekjet e Sorensen për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. Shekerinska gjithashtu vlerësoi “nivelin e shkëlqyer” të bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe BE-së, duke theksuar se koordinimi i vazhdueshëm është çelësi për avancimin e dialogut dhe se aleatët janë të gatshëm të rrisin mbështetjen për përpjekjet e BE-së. Ambasadori Sorensen mori pjesë edhe në një takim të Këshillit të Atlantikut të Veriut, ku u diskutua roli i partnerëve që kontribuojnë me personel në KFOR. Komunikata nënvizon se KFOR kontribuon në ruajtjen e një mjedisi të sigurt, duke koordinuar veprimet me Policinë e Kosovës dhe misionin e EULEX për sundimin e ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Amerikane: Udhëheqësit politikë të gjejnë zgjidhje, mos ta lënë vendin në ngërç

SHBA mirëpret marrëveshjen Kosovë–BE për Ligjin për të huajt, kërkon konsultim me komunitetin serb

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka mirëpritur marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe …