Natyra Kuçi

Natyra Kuçi thotë se Albin Kurti gënjeu me gjakftohtësi kur tha se nuk është bërë koalicion kundër Qëndron Kastratit

Zyrtarja e PSD-së, Natyra Kuçi e komentoi deklaratën e sotme të kryeministrit Albin Kurti I cili tha se nuk kanë bërë koalicion kundër Qëndron Kastratit në Kamenicë. Kuçi thotë se Kurti gënjeu me gjakftohtësi kur tha se nuk është bërë koalicion kundër Qëndron Kastratit. Ajo në një postim në Facebook e bashkëngjiti edhe videon, kur kryeministri Kurti thotë se ‘nuk është e vërtet’ për një koalcion kundër kandidatit të PSD-së, Qëndron Kastrati. “Gjakftohtësia e Kurtit kur thotë një gënjeshtër për koalicionin në Kamenicë, tregon që është në gjendje të manipuloj për të arritur qëllimet e veta. Ky nuk është thjeshtë mashtrues. Ky dëshiron të krijoj realitet të ri. Albin Kurti është një rrezik për shoqërinë”, tha Kuçi. Kandidati i VV-së për të parin e Kamenicës, Kadri Rrahmanaj doli fitues në këto zgjedhje.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …