Natyra Kuçi

Natyra Kuçi: Vetëvendosja ka kaluar nga ideologjia partiake në kultin e individit

Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka deklaruar se thirrja “Albin Baba” në tubimet e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është spontane, por një reflektim i mënyrës se si kjo parti e koncepton pushtetin. Në debatin për gjuhën e përdorur gjatë fushatës zgjedhore, ajo tha se nëse kryeministri dhe kandidati i VV-së, Albin Kurti, nuk do të dëshironte këtë epitet, ai do ta kishte ndaluar menjëherë. Nëse një grup aktivistësh nuk do ta kishte nisur këtë në tubimet e para, nuk do ta përsërisnin as të tjerët. Natyra  Kuçi  e cilësoi Vetëvendosjen si një parti që ka kaluar nga ideologjia në kultin e individit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri kundër Albulena Haxhiut: “Themeluesit e Republikës nuk mund të shantazhohen”

Polemikat mes pozitës dhe opozitës në Kosovë kanë marrë hov pas akuzave të nënkryetares së …