Ndahet nga jeta rapsodi, Albert Hasaj nga fshati Kodrali

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në facebook, për ndarjen nga jeta të rapsodit të shquar, Albert Hasaj nga fshati Kodrali.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të rapsodit të shquar Albert Hasaj nga Kodralia.

Albert Hasaj do të kujtohet gjithmonë për devotshmërinë ndaj artit popullor, për ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe për shpirtin e tij fisnik.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hasaj, të afërmit, miqtë, bashkëfshatarët dhe të gjithë admiruesit e artit të tij.

Kujtimi yt do të mbetet i paharruar”, thuhet në postimin e kryetarit të Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e fundit e legjislaturës së VII-të të Kuvendit Komunal të Deçanit

Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj, ndërsa të pranishëm ishin anëtarët e Kuvendit, përfaqësues …