leoni

Ndalohet qarkullimi i Automjeteve në Bulevardin Ibrahim Mazreku deri më 31 gusht nga ora 20:00 deri në ora 24:00

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka lëshuar një Urdhëresë Administrative që ndalon qarkullimin e të gjitha automjeteve motorike në Bulevardin Ibrahim Mazreku nga data 22 korrik deri më 31 gusht 2025, nga ora 20:00 deri në ora 24:00.

Sipas kësaj urdhërese për Bizneset Lejohet furnizimi vetëm gjatë orarit kur qarkullimi i automjeteve është i lejuar.

Për Bizneset që vendosin:

o shkallë,

o aparatura gastronomike,

o tavolina, karrige etj. duhet të pajisen me pëlqim nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.

Kjo masë ka për qëllim përmirësimin e sigurisë dhe lehtësimin e qasjes për këmbësorët në zonën më të frekuentuar të qytetit.

NDALOHET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE

📍 Bulevardi “Ibrahim Mazreku”, Malishevë

🕗 Çdo ditë nga ora 20:00 deri në 24:00

📅 Nga nesër 22.07.2025 – 31.08.2025.

Kontrolloni gjithashtu

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet …