leoni

Ndalohet shtrimi i kubëzave jashtë kriterit të paraparë

Gjatë inspektimit të punimeve në ndërtimin e trotuarit nga shkolla e Damanekut, deri në Bubël të komunës së Malishevës, punëkryesit i është ndërprerë shtrimi i kubëzave në trotuar, pasi nuk i ka plotësuar kriteret e parapara. Inspektimi është bërë nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi dhe mbikëqyrësi i realizimit të këtij projekti. Trotuari Damanek-Bubël, ka një gjatësi prej 1450 metrave dhe ndërtimi i këtij trotuari bëhet me qëllim të lehtësimit në udhëtimin dhe sigurinë e nxënësve nga Bubli, të cilët shkojnë në shkollën në Damanek. Ndërtimi i këtij trotuari financohet nga Komuna e Malishevës. Gjatë inspektimit të punimeve, është vërejtur se operatori, nuk e ka respektuar kriterin e trashësisë së kubëzave, dhe për këtë, është urdhëruar që ti largoj kubëzat nga pjesa e shtruar dhe të shtrohen sipas kriterit të paraparë të trashësisë. Sipas dokumentacionit të këtij projekti, trashësia e kubëzave duhet të jetë 8 cm, ndërsa kubëzat që kishin filluar të shtrohen ishin me trashësi prej 6 cm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi ofron mbështetje për gratë në sektorin e bujqësisë, në punët artizanale në politikë e vendimmarrje

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka takuar gra nga pjesë të ndryshme …