Nderohet veprimtaria e Doktor Nejazi Luma -tashmë Drejtor i QKMF- së në Han të Elezit

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim më drejtorinë e QKMF-së në Kaçanik organizuan një ceremoni modeste në nderim të veprimtarisë së Doktor Nejazi Luma, i cili tashmë është emëruar Drejtor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Han të Elezit. Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, vlerësoi lartë kontributin e dhënë në shëndetësi në Komunën e Kaçanikut, si mjek i mjekësisë familjare dhe si Drejtor i QKMF- së. Për punën dhe angazhimin e Doktor Lumës, foli edhe Drejtori i QKMF-së në Kaçanik Doktor Sinan Zeneli. Nga ana tjetër Doktor Nejazi Luma, falënderoi stafin e QKMF-së për bashkëpunimin e sinqertë ndër vite.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …