leoni

Ka ndërruar jetë veterani e invalidi i UÇK-së, Remzi Aliu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega në Ferizaj, njofton se është ndarë nga jeta Veterani/Invalid i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi I. Aliu.

Kjo organizatë po ashtu njofton se varrimi do të bëhet, më 7 korrik 2025 (sot, e hëne), në ora 17:00, në varrezat e fshatit Greme – lagjja Karameta.

OVL-UÇK shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Aliu, bashkëluftëtarët dhe gjithë miqtë e tij!

Me këtë rast, edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes telegramit i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Aliu, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit.

Në telegram thuhet: Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të luftëtarit nga të parët në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarit të Dëshmorit të Kombit, Ismet Aliu, invalidit të UÇK-së, bashkëqytetarit tonë Remzi Aliu.

” Vepra e kontributi i tij për lirinë e Kosovës do të mbeten përjetësisht të skalitura në kujtesën e historinë tonë të çlirimit. Ngushëllime të sinqerta familjes Aliu, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit” mbyllet telegrami i ngushëllimit i kryetarit të Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizaj përuron nënkalimin më të madh në Kosovë

Mbrëmë, qyteti i Ferizajt ishte në festë. Me një ceremoni madhështore, e shoqëruar nga fishekzjarre, …