Ndërtohen edhe tri rrugë ne fshatin Greikoc të Suharekës

Komuna e Suharekës, përkatësisht Drejtoria Komunale për Shërbime Publike, po vazhdon me realizimin e projekteve në tërë territorin e komunës. Këto ditë po ndërtohen edhe tri rrugë në fshatin Greikoc. Rrugët ku po punohet janë: “Haxhi Haxhaj”, “Fatmir Tafaj” dhe “Luftëtari” . Ky projekt është i financuar nga Komuna e Suharekës dhe ka vlerë 59,809.20 Euro. Punët po i kryen Firma Seti Commerc nga Suhareka.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …