Modeli korean i TIK-ut për zhvillimin e ekonomisë kosovare

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Korenë Jugore, ka zhvilluar takime të ndara me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shkencës, TIK dhe Planifikimit, Agjencinë Nacionale për Promovimin e Industrisë së TIK-ut, Agjencinë Nacionale të Shoqërisë së Informacionit dhe Agjencinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike.

Në këto takime, Stavileci ka hasur në gatishmërinë që përveç bashkëpunimit ndërinstitucional, të kurorëzohet me një marrëveshje konkrete në fushën e TIK-ut dhe edukimit, ndërsa do të ketë projekte konkrete për ndërmarrjet e IT-së në Kosovë dhe Startup-et (Ndërmarrjet e reja).

Gjithashtu, në këtë vizitë kreu i MZHE-së ka marrë premtime për shumë projekte inovative, të cilat do të realizohen me pjesëmarrjen e sektorit publiko-privat koreanë të IT-së, duke mundësuar që modeli korean t’i shërbej Kosovës në zhvillimin e këtij sektori me perspektivë për ekonominë e vendit.

Ndryshe, nga takimet me drejtues të Agjencive koreane të fushës së sigurisë kibernetike dhe promovimit të kësaj industrie, Stavileci është njoftuar nga afër me mënyrën e funksionimit të tyre, duke vlerësuar faktin se krahas zhvillimit të këtij sektori duhet të adresohet edhe siguria e tij.

Vizita në Kore realizohet në organizim të Bankës Botërore, e cila është një nga përkrahësit më të mëdhenj të këtij sektori në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

FC Ferizaj zyrtarisht Kampion të Kosovës në Ligën e Parë të Futbollit

FC Ferizaj është shpallur zyrtarisht Kampion i Kosovës në Ligën e Parë të Futbollit. “Ju …